Liverpooli është duke kaluar një prej momenteve më të këqija në historinë e klubit.
Përkundër pritshmërive të madhe e blerjeve të jashtëzakonshme me çmime marramendëse të shumë lojtarëve, klubi i Arne Slot po kalon në formë të tmerrshme, shkruan Arbresh.info.
Ata sot u mposhten me rezultat 1-4 nga PSV në Ligën e Kampionëve.
Kjo ishte humbja e nëntë për Liverpoolin në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.
Po ashtu është humbja e tretë radhazi me tre gola diferencë. Kjo i ndodhë ‘Redsave’ për herë të parë që nga viti i largët 1953.
Liverpooli është në pozitën e 13-të në Ligën e Kampionëve me nëntë pikë, pas pesë ndeshjeve.
Derisa edhe në Premier League është në një pozitë të vështirë ku ka 18 pikë, pas 12 ndeshjeve, gjersa ndodhet në pozitën e 12-të.
Liverpooli këndelljen do ta kërkojë në fundjavë ndaj West Hamit në udhëtim./Arbresh.info
Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses hap i rëndësishëm për të para...
Von der Leyen: Evropa nuk mund të jetë më “ruajtëse e rendit...
Nëntë të arrestuar, pas përplasjes mes tifozëve të Rangers d...
Aksident me fatalitet në Shkodër
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK