Në ndeshjen mes Watfordit dhe Southamptonit është vendosur një rekord i ri.
Dy skuadrat angleze janë takuar këtë mbrëmje (e martë) në stadiumin Vicarage Road në kuadër të xhiros së 31-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, ndeshja ka nisur me një intensitet të jashtëzakonshëm dhe shifrat janë zhbllokuar ende pa u bërë një minutë lojë.
Shane Longu i skuadrës së Southamptonit rrëmbeu topin pranë zonës së rreptësisë pas një gabimi trashanik nga kundërshtari duke e dërguar atë bukur në rrjetë. Sulmuesi realizoi për 0 me 1 dhe goli i tij do të mbahet mend në histori të Premierë Ligës.
https://streamable.com/1i6cj
Atij i mjaftuan 7.69 sekonda duke vendosur kështu rekord të ri në Premierë Ligë për golin më të shpejtë në histori të kampionatit anglez.
Ledley King, i cili e mbante këtë që nga 9 dhjetori i vitit 2000 me golin e shënuar kundër Bradfordit, ishte i pranishëm në stadiumin e ri të Tottenhamin për të shikuar ndeshjen e sotme kundër Brightonit dhe më poshtë mund të shikoni reagimin e tij kur njëri nga kolegët e njofton se rekordi i tij është thyer./arbresh.info/

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...