Trajneri italian Edoardo “Edy” Reja pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë në futboll.
Kështu të paktën kanë raportuar të hënën mediume të ndryshme në Itali.
Madje në Itali është raportuar se marrëveshja e FSHF-së me trajnerin Reja është arritur tashmë.
Ka mbetur vetëm zyrtarizimi i saj. FSHF-ja ka shkarkuar kohë më parë italianin Christian Panucci nga posti i përzgjedhësit, për shkak të krizës së madhe të kombëtares.
Kandidatë për postin e përzgjedhësit ishin edhe Besnik Hasi, Alberto Zacheroni, Roberto Donadoni e disa të tjerë. Reja 73-vjeçar ka karrierë shumë të gjatë si trajner. Së fundi ka drejtuar Atalantan, në vitin 2016./kohaditore
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...