Edy Reja ka nisur punën si trajner i Kombëtares së Shqipërisë dhe po bën përgatitjet para ndeshjes me Islandën.
Kombëtarja e Shqipërisë është para një testi shumë të vështirë pasi i nevojitën pikët ndaj Islandës në udhëtim.
Trajneri italian e ka ndryshuar skemën e formacionit të Kombëtares, pasi pritet të luaj me 3-5-2.
Kësisoj në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa tre mbrojtësit qendror janë Ardian Ismajli, Kastriot Dërmaku dhe Frederik Veseli.
Ermir Lenjani do të jetë në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa Hysaj në të djathtin.
Amir Abrashi është mesfushor fundor ndërsa Ledian Memushaj dhe Taulant Xhaka janë para tij.
Dyshja sulmuese do të jenë me Sokol Cikalleshin dhe Myrto Uzunin që ka shkëlqyer në kampionatin kroat.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit