Pepe Reina ka thënë se ata kanë besim më të madh në Gennaro Gattuson, pas humbjes nga Real Betisi në Ligën e Evropës
Pepe Reina ka deklaruar se ata kishin shpresuar në fitore ndaj Real Betisit në Ligën e Evropës, por që humbën në ‘San Siro’ me rezultat 1 me 2.
“Betis e lëvizi topin shumë mirë, duke na krijuar shumë probleme, por edhe duke na nervozuar që nuk e kishim topin”, ka thënë portieri spanjoll.
“Unë e komplimentoj Betisin për ndeshjen e treguar, pasi janë skuadër e mirë dhe ne duhet ta shikojmë disa herë këtë ndeshje, që të mësojmë nga gabimet”.
“Ne kemi besim të madh në trajnerin, pasi ai po e kryen punën e tij, ndërsa ne duhet të tregohemi më shumë luftarak në ndeshje të tilla”, ka shtuar më tej Reina.
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...