Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka bërë hapin e radhës në karrierë dhe do të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se marrëveshja mes klubit të tij aktual, Sivasspor, dhe skuadrës Al Sharjah është mbyllur për një shumë prej 2.5 milionë euro, ndërsa turqit kanë ruajtur edhe një përqindje prej 10% nga shitja e ardhshme e kartonit të lojtarit.
Për vetë Manajn, kontrata e re është një hap i madh financiar. 27-vjeçari do të përfitojë një pagë vjetore prej 3.5 milionë euro plus bonuse, ndërsa marrëveshja dyvjeçare do t’i sigurojë afro 7 milionë euro të ardhura në total.
Transferimi pritet të zyrtarizohet në orët në vijim, pasi klubet kanë arritur akordin dhe mbetet vetëm shkëmbimi i dokumentacionit, vizitat mjekësore dhe firmosja e kontratës.
Për Rei Manajn, kjo është një eksperiencë e re pas aventurave në disa nga ligat më të forta të Evropës, ku ka veshur fanellat e klubeve të njohura si Inter, Barcelona B, Albacete, Spezia, Watford dhe së fundmi Sivasspor në Superligën turke.
Ky transferim e bën Manajn një nga futbollistët shqiptarë më të paguar aktualisht.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...