Edhe pse rezultoi një nga sezonet me të dështuara, ofertat për sulmuesin Rei Manaj nuk kanë të mbaruar.
Pas pistës gjermane dhe asaj portugeze që mesa duket nuk i pëlqyen dhe aq djaloshit nga Lushnja, tani në ndjekje të tij janë vënë disa klube të Serisë B.
Pas Karpit dhe Frosinones, së fundmi në skenë ka dalë edhe Parma. Një klub me histori në futbollin italian, i cili për shkak të problemeve financiare u “zhyt” në Serinë C. Ketë sezon ata u ngjitën në Serinë B dhe janë në kërkim të disa lojtarëve cilësorë për të synuar ngjitjen në Serinë A, shkruan panormasport.
Mediat italiane raportojnë se klubi i Parmës ka shfaqur interes për huazimin e Manajt nga Interi. Zikaltrit disponojnë kartonin e sulmuesit dhe në orët e ardhshme pritet të ketë takim mes drejtuesve. Shqiptari duhet të presë deri javën e ardhshme për të mësuar vendimin përfundimtar rreth të ardhmes.
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...