Interi ka hedhur poshtë një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Manchester United për mbrojtësin Milan Skriniar.
Sipas La Gazzetta dello Sport, sllovaku nuk është në shitje.
Ai u transferua nga Sampdoria një vit më parë për 30 milionë euro plus Gianluca Caprarin, e që u dëshmua të jetë një lëvizje e qëlluar për Nerazzurët, pasi sllovaku ishte një “guri” në mbrojtjen zikaltër.
Edhe pse vetëm 23 vjeç, Skriniar ka zhvilluar 38 ndeshje në Serie A sezonin e fundit, plus dy paraqitje tjera në Coppa Italia, duke shënuar dy gola në proces.
Jose Mourinho ka kohë që ka monitoruar mbrojtësin, por oferta e klubit të tij prej 64 milionë eurosh u refuzua menjëherë nga Interi.
Skriniar sipas sportives italiane është në negociata të avancuara për të nënshkruar kontratë të re duke rritur pagën e tij nga 1.5 milionë euro në vit në 2.2 milionë euro në vit deri në vitin 2023.
Besohet se për Skriniarin ka interesim edhe nga Barcelona, Manchester City dhe Real Madridi.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale