Gjyqtari slloven, Slavko Vinçiq, i cili e referoi derbin e çmendur turk Galatasaray – Fenerbahçe, u pagua 10 mijë euro, raporton mediumi turk “Sporx”.
Kjo i bie që ai i mori 3600 euro më shumë sesa 6400 eurot standarde që i fiton për një ndeshje që e drejton në garat e organizuara nga UEFA, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu, në raport thuhet se referi slloven e ka marrë edhe një mëditje ditore prej 800 eurosh.
Federata Turke e Futbollit vendosi që ndeshjen e madhe dhe të shumëpërfolur të Stambollit ta drejtojë një refer i huaj pas ankesave të klubeve elitare turke se Federata po e favorizon Galatasarayn.
Vinçiq i ndau nëntë kartonë të verdhë në ndeshjen e mbrëmshme.
Pesë nga këta iu takuan lojtarëve të Galatasarayt dhe dy të tjerë atyre të Fenerbahçes, kurse drejtuesit e stafeve të secilit klub e morën nga një karton të verdhë.
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...
Pacolli: Nuk jam nën hetim në Shqipëri, disa media po shtrem...
Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq
Chelsea nis “revolucionin” në sulm: Alonso kërkon golashënue...