Mediat gjermane dhe italiane kanë raportuar sot se është arritur marrëveshje në mes të Milan dhe Eintracht Frankfurt për sulmuesin kroat Ante Rebic
Sulmuesi ishte i “rezervuar” javën e kaluar nga Inter, të cilin e shihnin ideal si zëvendësues të Matteo Politano i cili mund të kalonte në Fiorentina.
Megjithatë, duket se nëse Inter nuk arrin që ta largojë Politanon, madje për 30 milionë euro, kështu që Rebic mund të lirohej dhe të transferohej në Inter.
Milan ka avancuar në këtë mes, duke ditur që Inter tashmë ka arritur një marrëveshje, si huazim me opsion blerjen për 25-30 milionë euro që duhet të jetë obligative marrë parasysh numrin e paraqitjeve të tij.
Eintracht Frankfurt ka lëshuar një deklaratë këtë mbrëmje duke lajmëruar se Rebic nuk është në formacion me skuadrën në Bundesligë “me kërkesë të tij”.
Kroati është një sulmues krahu i cili luan më mirë në të majtë, por konsiderohet një opsion shumë më i lirë se Angel Correa, pasi që Atletico Madrid refuzoi sot të ulë çmimin e tij që e konsideron 50 milionë euro.
Sipas Sky Sport Italia dhe Sky Sport Germany, palët janë pajtuar dhe lojtari pritet të udhëtoi në Milan.
Kjo është po ashtu e rëndësishme për Fiorentinan, sepse kur ata e shiten Rebic në Eintracht Frankfurt, patën një klauzolë ku ruajnë 30-50 për qind të shumës se transferit të lojtarit në të ardhmen. /GazetaExpress/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...