Real Madrid ka bërë gati një super ofertë për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Francezi dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, pasi nuk klubi nuk është kandidat për të fituar Premierë Ligën, transmeton portali arbresh.info.
Sipas SunSport edhe bashkëlojtarët këtij të fundit e dinë që karriera e fituesit të Kupës së Botës te “Djajtë e Kuq” ka marrë fund.
Nga ana tjetër, trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron shitjen e lojtarit, mirëpo United kërkon shumë para.
Gjiganti anglez për Pogbanë dëshiron më shumë se 120 milionë euro.

Reali që disa mërkato është duke u munduar ta transferojë, por ende nuk ka arritur të bëjë një gjë të tillë.
“Los Blancos” janë të gatshëm të sakrifikojnë katër yjet e skuadrës, Gareth Bale, Isco, Luka Modric dhe Toni Kroos për të transferuar Pogba.
Francezi këtë sezon ka bërë vetëm dy paraqitje në fanellën e “Djajve të Kuq” për shkak të një lëndimi që ka pësuar në shtator./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër