Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në luftë për titull në La Liga, duke mposhtur Rayo Vallecanon me rezultat 2-1 në xhiron e 27-të.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë me Kylian Mbappe që hapi llogarinë në minutën e 30-të, shkruan Arbresh.info.
Pas katër minutave, Vinicius dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij.
Teksa në fundin e pjesës së parë, Rayo ngushtoi epërsinë me golin e Diaz.
Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar me mysafirët që herë pas here rrezikuan të barazojnë rezultatin mirëpo po ia arritur dot.
Kështu që Reali nuk gaboi dhe shfrytëzoi humbjen e Atleticos për ta kaluar në tabelë.
Tashmë kur kanë përfunduar 27 ndeshje për “Los Blancos” ndodhen në pozitën e dytë me 57 pikë, aq sa ka edhe Barcelona e cila është lidere dhe ka një ndeshje më pak.
Kurse Rayo mbetet e shtata me 36 pikë./Arbresh.info
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar