Reali vazhdon të ngulmojë çdo ditë me manovrat e veta për të joshur sulmuesin e kombëtares franceze që ta lërë Francën dhe verën e ardhshme t’i bashkohet “Los blancos”.
Kontrata e Mbappesë me PSG-në do të skadojë verën e ardhshme dhe deri më tani Mbappe ka qenë i prerë me klubin e tij duke mos pranuar ta rinovojë kontratën.
Mediat spanjolle të specializuara në merkaton e lojtarëve nënvizojnë se në Madrid kanë nisur të nuhasin se PSG-ja mund ta ketë shitur xhevahirin e saj në një klub të Premier Ligës, por pa dhënë një emër konkret.
Kujtojmë se interes për të në Premier kanë shfaqur Unitedi, City e Liverpooli. /arbresh.info/
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin