Pasi Federata e Futbollit të Spanjës e ka aprovuar kërkesën e Barcelonës që ndeshja mes tyre dhe Villarealit e vlefshme për xhiron e 17-të të La Ligas, të luhet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Real Madridit.
Klubi madrilen ka shprehur publikisht kundërshtim ndaj propozimit për të zhvilluar një ndeshje të La Ligës jashtë Spanjës, konkretisht atë të javës së 17-të mes Villarreal CF dhe FC Barcelona.
Sipas klubit madrilen, ky vendim është marrë pa informim dhe konsultim paraprak me klubet pjesëmarrëse, duke shkelur parimin bazë të reciprocitetit territorial në kampionatin me dy raunde (një ndeshje në shtëpi dhe një jashtë), gjë që, sipas tyre, prish balancën konkurruese dhe i jep avantazh të padrejtë klubeve të përfshira.
Real Madridi thekson se integriteti i garës kërkon që të gjitha ndeshjet të zhvillohen në të njëjtat kushte, dhe se çdo ndryshim i njëanshëm cenon barazinë, legjitimitetin dhe hap derën për vendime të motivuara nga interesa jashtë sportit. Klubi ka ndërmarrë tre hapa konkretë:
“Kërkesë ndaj FIFA-s për të mos autorizuar ndeshjen pa miratimin e të gjitha klubeve pjesëmarrëse.”
“Kërkesë ndaj UEFA-s për të urdhëruar RFEF-në të refuzojë aplikimin, duke iu referuar vendimit të vitit 2018 që ndalon zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të kampionateve kombëtare jashtë vendit.”
”Kërkesë ndaj Këshillit Superior të Sportit për të mos dhënë lejen administrative pa miratim unanim. Real Madrid thekson se do të mbrojë respektimin e rregullave kombëtare e ndërkombëtare përpara të gjitha autoriteteve kompetente.”
Tashmë është gjithçka është në dorën e UEFA-s dhe FIFA-s, nëse do ta aprovojnë apo refuzojnë kërkesen të cilën e dërgoi La Liga drejt tyre./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...