Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz

14:17 | 16 Maj 2026
E.K

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë të shtunë, duke alarmuar pronarët dhe banorët e zonës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë, rreth orës 13:00, në Kamëz, kur dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Dy autorët e dyshuar kanë qenë me motor dhe me skafandra, me qëllim shmangien e identifikimit nga kamerat e sigurisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit./euronews.al