Rodrygo mund ta ketë sezonin e fundit me Real Madridin këtë vit.
Siç kanë raportuar mediat në Spanjë të afërta me Realin, një ofertë 100 milionëshe për anësorin brazilian do të ishte e pranueshme për klubin, shkruan Arbresh.info.
Klubi është i hapur për oferta për sulmuesin brazilian për shkak se janë të bindur se Rodrygo mund të jetë një aset i shkëlqyer për të siguruar të ardhura të konsiderueshme financiare.
Sipas “Relevo”, klubet e mëdha të Premier Ligës, si Manchester City dhe Arsenal, tashmë kanë treguar interes për ta nënshkruar atë.
Trajner i Manchester Cityt, Pep Guardiola e pëlqen shumë stilin e lojës së Rodrgos.
24-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga sezonit 2019/20 dhe ka qenë vendimtar në disa sfida të mëdha të klubit.
Ai deri në këtë pikë ka luajtur gjithsej 267 ndeshje, teksa ka shënuar 68 gola dhe ka dhuruar 50 asistime./Arbresh.info
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...