Real Madrid ka shënur fitore në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Sfida nisi mjaft mirë për Los Blancos të cilët realizuan pas katër minutash me anë të Rodrygos, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë një supergol i Julian Alvarezit barazoi shifrat në minutën e 32-të.
Ashtu sikurse pjesën e parë edhe etapën e dytë Reali e nisi fuqishëm.
Pas dhjetë minutash, Brahim Diaz me një depërtim hyri në zonë dhe me një goditje të bukur e çoi topin në rrjetë për 2-1.
Deri në fund madrilenët patën edhe disa mundësi tjera por pa arritur të shënoj.
Gjithçka do të vendoset në “Metrapolitano” pas një jave./Arbresh.info
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...