Me fitoren në ndeshjen e së shtunës si mysafirë në stadiumin ‘El Molinon’, Real Madridi bën një hap tjetër drejt titullit në La Liga.
Gjiganti spanjoll arrit të përmbys rezultatin duke shënuar fitore me rezultat 2 me 3 ndaj Sporting Gijonin në takimin e xhiros së 32 pavarësisht mungesës së treshes në front, Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, shkruan portali arbresh.info.
Isco (14′) (91′) dhe Alvaro Morata (59′) ishin autorët e golave për skuadrën e Zinedine Zidanes, që synonte të paktën të vazhdoj qëndrimin në krye të La Ligas me tre pikë më shumë se rivali i përbetuar – Barcelona.
Sporting Gijoni shpresonte të siguronte të paktën një pikë ndaj ‘Los Blancos’ në mënyrë për të rritur shanset që të vazhdoj qëndrimin në ligën më të madhe spanjolle.
Real Madridi tani ka 75 pikë, 6 më shumë se Barcelona në pozitën e dytë, ndërsa Sporting Gijon gjendet në zonën e dëbimit me vetëm 22 pikë./arbresh.info
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...