Real Madridi e ka fituar ndeshjen e prestigjit ndaj Borussia Dortmundit (3-2), për ta mbyllur fazën grupore të Ligës së Kampionëve me katër fitore, një barazim dhe një humbje.
Skuadra nikoqire pati një fillim të furishëm duke i shënuar dy gola të shpejtë në minutat e para të sfidës që u zhvillua në Santiago Bernabeu.
Pas një aksioni të bukur, Cristiano Ronaldo pasoi në zonë, Isco vetëm e preku topin në drejtim të Borja Mayoral, i cili e futi në rrjetë (8′).
Katër minuta më pas, CR7 bëri një lëvizje të mirë për të goditur nga jashtë zonës dhe e dyfishoi epërsinë (12′). Asistimi ishte i Mateo Kovacic.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Pierre-Emerick Aubameyang e ngushtoi rezultatin (43′). Ndërsa porsa filloi gjysma e dytë, i njëjti futbollist shënoi një gol të bukur duke e paraboluar portierin kundërshtar (49′), përcjellë Telegrafi.
Të zgjedhurit e Zinedine Zidane nuk u pajtuan me barazim dhe e kërkuan vazhdimisht golin, të cilin e arritën përmes Lucas Vazquez (81′).
Në minutat e fundit, Mbretërit bënë presion të vazhdueshëm duke kërkuar edhe gola të tjerë, mirëpo nuk u treguan efektivë.
Takimi tjetër i Grupit H ka përfunduar me fitoren e Tottenham Hotspur (3-0) kundër APOEL Nicosias.
Në këtë mënyrë, nga Spursat vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt nga vendi i parë në grup, Real Madridi vazhdon nga pozita e dyta, kurse Borussia Dortmundi do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...