Futbollisti i Real Madridit i cili nuk po gjen minutat e dëshiruar nga trajneri Xabi Alonso, Endrick është pranë largimit nga klubi madrilen.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Olympique Lyon dhe Real Madrid janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për huazimin e talentit brazilian Endrick.
Burime të sigurta konfirmojnë se Endrick dëshiron të bashkohet me Lyon për një periudhë huazimi, dhe Real Madrid është gati ta aprovojë këtë lëvizje.
Marrëveshja është në fazat e avancuara të negociatave dhe do të jetë një huazim i drejtpërdrejtë, pa asnjë klauzolë blerjeje të përfshirë në kontratë.
Endrick besohet se e sheh Olympique Lyon si klubin ideal për t’u zhvilluar dhe tashmë ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me trajnerin Paulo Fonseca.
Këtë edicion ai ka luajtur vetëm në një ndeshje ku ka hyrë nga banka./Arbresh.info
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...