Real Madrid thuhet se është në kërkim të një sulmuesi të ri, kjo pasi që ata kanë huazuar tek Frankfurt Luca Jovic, dhe Boja Mayoral është shitur në Itali.
Pas paraqitjeve të mira të Borja Mayoral tek Roma, ai duket se i ka bindur drejtuesit “Giallorossi” per blerjen përfundimtare të tij, e cila do të ishte një vlerë prej 15 milionë këtë sezon dhe në sezonin e dytë 20 milionë, transmeton lajmi.net.
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, mund të jetë në kërkim të një sulmuesi pasi që edhe Luka Jovic shkoi tek Frankfurt, dhe tani “Los Blancos” kanë mbetur vetëm me një rezervë për Benzeman, ai është Mariano Diaz, i cili nuk është se ka bërë përshtypje që nga rikthimi i tij në Madrid.
Sipas “AS” largimi i Mayoral do të jetë përfundimtar, dhe Real Madrid është në kërkim të një sulmuesi, por se në artikull nuk jepet ndonjë alternative.
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike