Real Madridi dhe Manchester City do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Citizens” janë në avantazh nga loja e parë, të cilën e fituan 4:3. Ata shkojnë në Madrid për ta ruajtur këtë kapital, kurse “Los Blancos” hyjnë në lojë për ta përmbysur rezultatin.
Sonte do të kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve për këtë sezon.
Real Madridi dhe Manchester City do ta kërkojnë biletën që çon në finalen e madhe të Parisit.
“Citizens” janë në avantazh nga ndeshja e parë, të cilën e fituan javën e kaluar në shtëpi 4:3.
Ekipi i Pep Guardiolës ka shkuar në Madrid me qëllimin e vetëm dhe kryesor që ta ruajë këtë kapital.
Kampioni aktual do të tregohet mjaft i kujdesshëm, në tentim për të dalë i pamposhtur nga “Santiago Bernabeu”.
Por, ata do t’i presë një natë e gjatë në Madrid.
Trajneri Guardiola e ka marrë një lajm të mirë pasi do ta ketë në dispozicion Joao Cancelon në krahë të mbrojtjes.
Nga ana tjetër, kampioni i freskët i La Ligas e kërkon sonte përmbysjen e madhe në shtëpi.
Karim Benzema me shokë janë të motivuar dhe të vendosur për të fituar dhe për të shkuar në finale.
Trajneri Ancelotti do të mund të llogarisë në të rikthyerin Casemiro, por do t’i mungojë Alaba.
Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express/
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...