Tani ka edhe zyrtarisht një datë për prezantimin e sulmuesit të talentuar brazilian, Endrick, si lojtar i Real Madridit. Këtë e ka zyrtarizuar klubi mbretëror përmes një komunikate gjatë ditës së sotme (e premte).
Fillimisht u spekulua se data e zgjedhur do të ishte e premtja, 26 korrik, por në fund nuk do të jetë ajo ditë.
Klubi i bardhë ka njoftuar se do të jetë një ditë më vonë, më 27 korrik, në orën 12:00 në stadiumin Santiago Bernabeu.
“Real Madrid CF njofton se të shtunën e datës 27 korrik në orën 12:00 do të bëhet prezantimi i lojtarit tonë Endrick në stadiumin Santiago Bernabeu”.
“Më parë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të presë Endrick në Real Madrid City për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme”.
“Pas prezantimit, Endrick do të flasë për mediat në sallën e shtypit të Santiago Bernabeu”, thuhet në njoftim e klubit spanjoll.
Këto janë disa hapa të barabartë me ato të ndërmarra me prezantimin e Kylian Mbappe më 16 korrik. /Telegrafi/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...