Mund të jetë rastësi, por Real Madridi vikendin e kaluar regjistroi pjesëmarrjen më të dobët në një ndeshje në La Liga që nga hera e fundit para se ata të transferonin Cristiano Ronaldon.
Në verën e vitit 2009, ‘Los Blancos’ thyen rekordin e atëhershëm botëror duke transferuar superyllin portugez nga Manchester United që arriti të bëhet më pas golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te klubi i tyre dhe duke i drejtuar ata te çdo çmim i mundshëm gjatë nëntë viteve, transmeton portali arbresh.info.
Këtë verë, ai u largua për shkak se prishi raportet me kampionin aktual të Ligës së Kampionëve dhe duket se largimi i tij ka pasur ndikim të menjëhershëm tek ata, të paktën në shifrat e pjesëmarrjes së tifozëve.
Mbrëmjen e së dielës, në Estadio Santiago Bernabeu ishte një turmë prej vetëm 48.466 tifozëve të pranishëm për të shikuar ndeshjen e Real Madridit kundër Getafes që u mposhtë nga gjiganti me rezultat 2 me 0.
Një numër i madh faktorësh mund të kenë kontribuar drejtë kësaj shifre për shkak se ndeshja është zhvilluar në një periudhë të mbingarkuar në Madrid ku vendasit janë në pushime, po ashtu orari i ndeshjes prej 22:15 dhe çmimi i tiketave që më i vogli ishte 40 euro.
Megjithatë, është me rëndësishme të theksojmë se hera e fundit që Real Madridi ka regjistruar një shifër kaq të dobët te një ndeshje në shtëpi dhe e zhvilluar në kuadër të kampionatit spanjoll ka qenë edhe hera e fundit kur ata kanë luajtur pa Cristiano Ronaldon si lojtar të tyre.
Ishte takimi i sezonit 2008/2009 kur ata pritën Mallorcan në shtëpi dhe aty ishin vetëm 44.270 tifozë./arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...