Real Madridi është duke kërkuar të shes katër nga yjet e tyre më të mëdhenj në merkaton e ardhshme të transferimeve për të mbledhur fondet për transferimin e yllit të Paris Saint Germainit, Neymar Jr.
Thashethemet rreth ish yllit të Barcelonës për transferim te Real Madridi janë shfaqur sërish pasi raportet e mëparshme ishin hedhur poshtë, transmeton portali arbresh.info. Lojtari duket qartë se është i pavendosur në Paris dhe raportet që është përplasur me trajnerin Unai Emery si dhe që është penduar për transferim te PSG nuk e rregullojnë këtë.
Neymar shpërtheu në lot gjatë një konference për shtyp në fillim të këtij muaji pasi trajneri brazilian Tite e mbrojti atë, por presioni duket se është duke u rikthyer sërish tek ylli.
Tani, raportet e ditës së sotme (e mërkurë) sugjerojnë që Real Madridi do të përpiqet me të gjitha mundësitë për të nënshkruar me sulmuesin në njërën nga dy merkatot e ardhshme.
Kjo për shkak se presidenti i klubit në Santiago Bernabeu, Florentino Perez, është i gatshëm të shes katër yjet e tij për të siguruar transferimin e Neymarit.
Lojtarët që janë zgjedhur thuhet se janë Gareth Bale, James Rodriguez, Karim Benzema dhe Rapheal Varane.
Edhe pse për shumë kë transferimi i Neymarit në Real Madrid duket si diçka e pamundur, babai i brazilianit ka lënë të hapur gjithçka kur është pyetur rreth kësaj duke pretenduar se të ardhmes nuk i dihet./arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore