Real Madridi duket se nuk është i kënaqur me opsionet që ka në mbrojtje dhe tenton të përforcohet gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Los Blancos kanë vënë në listën e dëshirave Milan Skrinarin e Interit që është i gatshëm t’i ndajë rrugët me kampionin e Serie A-së.
Mbrojtësi 27-vjeçar ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2023 dhe bisedimet për kontratën nuk janë duke shkuar në rrugën e duhur.
Frika te Interi është se ai mund të largohet si lojtar i lirë dhe opsion më i mirë për ta do të ishte që ta shisnin në këtë verë.
Vlera e sllovakut sipas Transermarkt është 65 milionë euro, mirëpo italianët nuk e lëshojnë nën shumën e 80 milionë eurove.
Real Madridi nuk e ka problem që të ofrojë këtë shumë, por që mund edhe të ofrojnë lojtar plus para për të realizuar marrëveshjen. /Telegrafi/
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve