Real Madridi po refuzon të përmbushë vlerën prej 150 milionë eurosh të Borussia Dortmund për Jude Bellingham, duke i hapur rrugë Liverpoolit në garë për transferimin e mesfushorit 19-vjeçar.
Ylli anglez pritet të largohet nga skuadra gjermane këtë verë, me interes të shfaqur nga klube elitare si Real, Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea.
Los Blancos e kanë vendosur Bellinghamin në krye të listës së dëshirave të tyre gjatë verës, ndërsa vazhdojnë të rindërtojnë mesfushën e tyre me talente të rinj si Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni, shkruan telegrafi.
Sipas gazetës Sport, megjithëse mesfushori 19-vjeçar është objektivi kryesor i klubit mbretëror, ata nuk janë të përgatitur për të përmbushur çmimin e kërkuar nga Dortmundit.
Kjo mund të hapë derën për shumë klube që të marrin nënshkrimin e tij, duke përfshirë Liverpoolin, i cili dëshiron të forcojë mesfushën e tyre pas një fillimi të mjerueshëm të sezonit të ri.
Liverpooli thuhet se është gati të bëjë ofertën qysh në janar dhe raportet e mira mes klubeve mund të qojnë në një marrëveshje.
Në anën tjetër, Bellingham thuhet se është i interesuar të rikthehet në Angli.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...