Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

21:51 | 17 Mars 2026
D.H

Kanë përfunduar pjesët e para e tri ndeshjeve të kthimit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kamionëve.

Reali, PSG e Arsenal kanë rezultatet e favorshme pas 45 minutave të para që të arrijnë në çerekfinale të këtij kompeticioni, shkruan Arbresh.info.

Në “Etihad Stadium”, City me Realin pas 45 minutave po luajnë baras 1-1. Por që nga minuta e 20-të, skuadra e Guardiolës është me 10 lojtarë në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Silvas.

Silva u ndëshkua me të kuq pas prekjes së topit me dorë, ku Reali fitoi penallti dhe në gol e konkretizoi Vini. Haaland e barazoi rezultatin në minutën e 41-të. Deri më tani rezultati i përgjithshëm është 4-1 për madrilenët.

Hap të madh për të kaluar tutje bëri edhe PSG, që po fiton 0-2 ndaj Chelseas në ‘Stamford Bridge’. Kvaratskhelia dhe Barcola shënuan për francezët. Pas dy ndeshjeve rezultati tashmë është 7-2 për kampionin në fuqi të Evropës.

Fitore pas 45 minutash po shënon edhe Arsenali me rezultat 1-0 ndaj Leverkusenit me golin e Ezes. Këtu rezultati i përgjithshëm është 2-1 për Topçinjtë./Arbresh.info