Real Madridi është duke pasur shumë shoqërues të interesuar në nënshkrimin me mesfushorin Toni Kroos.
Ylli i Gjermanisë ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të ‘Los Blancos’ qysh pas transferimit nga Bayern Munichu në vitin 2014, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që skuadra të ndryshme janë të gatshme për të siguruar shërbimet e tij duke larguar atë nga klubi në Santiago Bernabeu.
Bazuar në raportin e tyre, Interi dhe Juventusi janë dy klubet që kanë shtruar tashmë oferta për 27-vjeçarin. Ata shtojnë gjithashtu që Manchester United ka bërë një ofertë për Kossin si pjesë të marrëveshjes për shkëmbim me David De Gean.
Sidoqoftë, trajneri Zinedine Zidane mësohet se nuk dëshiron të humb njërin nga yjet më të rëndësishëm të klubit.
Gazeta e lartpërmendur thekson që trajneri francez ka kërkuar në mënyrë specifike te Kroos të mos largohet nga klubi./arbresh.info
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...