Real Madridi ka siguruar sërish kualifikimin në finale të UEFA Ligës së Kampionëve.
Pas barazimit 2 me 2 mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Bayern Munichut, kampioni evropian është në finale të Ligës së Kampionëve për të tretën herë radhazi falë fitores së takimit të parë me rezultat 2 me 1 në Allianz Arena një javë më parë që i siguron vazhdimin tutje me rezultat të përgjithshëm 4 me 3, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni në Bundesliga realizoi golin e epërsisë në Bernabeu pas vetëm 3 minutave lojë. Ishte Joshua Kimmich me një goditje të fuqishme që mposhti portierin Keylor Navas nga afërsia.
Por, Madrilenët u përgjigjen menjëherë përmes Karim Benzemas që barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 11′ me një gol të bukur me kokë të realizuar pas asistimit nga braziliani Marcelo.
Sulmuesi francez shënoi për 2 me 1 në minutën e parë të pjesës së dytë duke përmbysur rezultatin në takimin si nikoqir pas një gabimi të tmerrshëm nga portieri Sven Ulreich që edhe i kushtoi bavarezëve.
Pas dy përpjekjeve të njëpasnjëshme, James Rodrguez realizoi për 2 me 2, por ish sulmuesi i ‘Los Blancos’ nuk festoi golin.
Rivali i Real Madridit në finalen Kiev do të vendoset nesër nga përballjes mes Liverpoolit dhe AS Romas./arbresh.info/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...