Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje” në rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Sipas njoftimit, arrestimi është realizuar më 17 mars 2026 nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, pas identifikimit të të dyshuarve në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rastit.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, sot me datë 17 mars 2026, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, dyshohet se të arrestuarit më 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kanë hedhur një mjet shpërthyes, konkretisht granatë dore.
“Të njëjtit me datën 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), ku përveç dëmeve materiale nuk kishte pasoja tjera”, thuhet më tej.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve meshkuj, të moshës 24 dhe 25 vjeç, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh me vendim të prokurorit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...