Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i ka thënë Real Madridit të harroj nënshkrimin me portierin David De Gea.
‘Los Blancos’ kanë pasur interesim afatgjatë në numrin një të Spanjës dhe ishin afër transferimit të tij në vitin 2015, por disa probleme me dokumente bënë që marrëveshje të dështonte në momentet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, presidenti i klubit Florentino Perez raportohet se është duke planifikuar për ndryshime madhështore këtë verë në skuadrën e tij dhe Madridi mësohet se është sërish në kërkim të një portieri të ri si zëvendësues të Keylor Navas.

De Gea thuhet se është shënjestra e tyre kryesore, ndërsa Thibaut Courtoisi i Chelseas është përmendur gjithashtu si opsion i mundshëm, por Mourinho ka përsëritur se De Gea nuk do të largohet nga Old Trafford këtë verë.
“Unë mendoj se ai do të qëndroj. Nuk i di qëllimet e Real Madridit, por sikur të isha në vend të tyre, unë do të mendoja për një tjetër lojtar”, u ka thënë Mourinho gazetarëve.
De Gea ka ende 16 muaj të mbetur në kontratën e tij me klubin në Old Trafford./arbresh.info/
Takimi Starmer–Xi në Pekin/ Në fokus, dialogu strategjik dhe...
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes