Jurgen Klopp nuk beson se Real Madridi ka ndonjë dobësi që mund të shfrytëzohet nga Liverpooli.
Dy skuadrat do të takohen mbrëmjen e së shtunës në finale të Ligës së Kampionëve, ku Madridi kërkon mbrojtjen e titullit për të dytin vit radhazi, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli është një top skuadër në këtë kompeticion për nga numri i golave (40), ndërsa gjashtë ndeshjet e regjistruara me portë të pastër e barazojnë skuadrën e Jurgen Klopp me atë të Barcelonës si klubet me më së shumti paraqitje pa pranuar gol.
Por, Madridi konsiderohet nga shumë si favorit për shoun në Kiev dhe Klopp ka lënë të kuptohet që taktikat e tij do të jenë më të komplikuara sesa shënjestrimi i mbrojtësit të krahut të majtë – Marcelos me Mohamed Salahn.
“Ju e keni parë këtë, të gjithë e kanë bërë këtë, është e qartë: ‘Marcelo, çfarë lojtari ofanziv, por… ai nuk mund të mbrojë”, ka thënë Klopp për ‘The Mirror’.
“Ata fituan dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, ata janë sërish në finale! Bayern Munichu mendoi se ata ishin një skuadër më e mirë në të dy ndeshjet, por kush doli më i mirë në fund?”
“Reali ka nevojë për katër shanse për të shënuar dy herë. Bayernit i duhen tetë për të shënuar një herë. Ata janë me eksperiencë nga koka deri në shputë të këmbës. Aty nuk ka dobësi”
Takimi ndërmjet tyre zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...