Real Madridi ka prezantuar lojtarin Alvaro Odriozolan në Santiago Bernabeu duke nisur kështu jetën pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Reprezentuesi 22-vjeçar i Spanjës, i cili është transferuar për 35 milionë funta nga Real Sociedadi, ka parakaluar para qindra tifozëve në stadiumin e klubit pasditen e sotme (e mërkurë), transmeton portali arbresh.info.
Odriozola ishte pjesë e skuadrës së Spanjës në Kampionatin Botëror në Rusi, por nuk mori pjesë në katër ndeshjet e tyre para eliminimit nga skuadra nikoqire në penalti në xhiron e 1/8-së.
Pas prezantimit nga tifozët, Odriozola, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me kampionin evropian, shfaqi aftësitë e tij në kontrollimin e topit dhe dërgoi më atë me një goditje të fuqishme drejtë turmës.
Ai kaloi gjithashtu me sukses testin mjekësor duke u bërë përforcimi i tretë i tyre këtë verë, pas portierit Andriy Lunin dhe brazilianit Vinicius Junior./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadriden/status/1019573881978449920
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve