Real Madridi nënshkruan me portierin Andriy Lunin

08:17 | 20 Qershor 2018

Adoleshenti reprezentues i Ukrainës, Andriy Lunin do t’i bashkohet këtë verë Real Madridit nga Zorya Luhansk.

Portieri ka mbajtur portën e pastër 20 herë nga 51 ndeshjet e tij gjatë dy sezoneve të kaluara te skuadra e parë, transmeton portali arbresh.info.

Me një gjatësi prej 1.91 metra, portieri është njëri nga talentët e rinj më të vlerësuar lartë në Evropë.

19-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës për ndeshjet para-sezonale dhe Julen Lopetegui do të vendos atëherë nëse ai është i gatshëm për të marrë detyra në Santiago Bernabeu.

Takimi i tij në Spanjë pritet të kushtoj 14 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara