Në “Santiago Bernabeu” janë shënuar 8 gola ku Real Madridi e ka mposhtur 6-3 Gironën.
Real Madridi ka vazhduar me formën e mirë. Në xhiron e 29 në La Liga, të besuarit e Zinedine Zidane morën pikët e plota në shtëpi përball Gironës, duke triumfuar 6-3.
Në këtë mbrëmje shkëlqeu Cristiano Ronaldo, duke realizuar 4 gola, ndërsa të tjerët i shënuan Lucas Vasquez dhe Gareth Bale, ky u inkuadrua në lojë në minutën e 70’të.
Kurse golat për mysafirët i realizuan Cristian Stuani 29’ dhe 67’ si dhe Juanpe 88’.
Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 60 pikëve, tani vetëm katër më pak se Atletico Madridi, teksa vazhdon të jetë 15 larg Barcelonës. /arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje