Real Madridi ka siguruar tri pikë të plota pasditen e sotme (e shtunë) në takimin si nikoqir ndaj Eibarit.
Gjiganti spanjoll me një përmbysje ka arritur të marrë rezultat pozitiv duke fituar 2 me 1 ndaj SD Eibarit në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët shënuan një gol në minutat e fundit të pjesës së parë duke kaluar në avantazh me anë të Marc Caradonas (39′), por nuk arritën të mbajnë një epërsi të tillë edhe gjatë fraksionit të dytë të ndeshjes.
Sulmuesi qendror Karim Benzema barazoi shifrat pas një ore lojë me Bernabeu duke shënuar me kokë për 1 me 1 pas asistimit nga Marco Asensio, ndërsa goli tjetër nga francezi erdhi gjatë minutave të fundit të takimit.
Benzema shënoi sërish me kokë për t’ia dhuruar tri pikë skuadrës së Zinedine Zidanes në minutën e 81’.
Mesfushori Toni Kroos, i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 77′, ishte asistues në golin e fitores nga lojtari kryesor në linjën fronatale të ‘Los Blancos’.
Real Madridi tani ka 60 pikë, dy më pak se Atletico në pozitën e dytë dhe dhjetë më pak se Barcelona si lidere, ndërsa SD Eibari qëndron në pozitën e 11-të me 39 pikë./arbresh.info/
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...