Real Madridi është duke përgatitur një ofertë 90 milionëshe për transferimin gjatë verës të superyllit të Juventusit – Paulo Dybala, gjë që do të jetë një goditje e madh ndaj Manchester Cityt.
Sulmuesi 25-vjeçar ka qenë sensacional në Torino qysh pas arritjes së tij në vitin 2015 duke shënuar 54 gola brenda 115 paraqitjeve në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Hiearkia e ‘Los Blancos’ synon të rindërtojë skuadrën e tyre në fund të edicionit derisa shpresat e tyre për titull në La Liga duket se kanë përfunduar.
Sulmuesi argjentinas është shtuar në krye të listës së kërkesave të tyre duke iu bashkuar Gareth Bales dhe bashkëlojtarëve të tjerë në Bernabeu për sezonin e kaluar.
Kjo do të jetë një goditje e madhe për kampionin në fuqi të Premierë Ligës – Manchester Cityn, për shkak se Guardiola ka kërkuar shërbimet e Dybalas që disa vite./arbresh.info/
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...