Eden Hazard është blerja e parë galaktike e Real Madridit që prej James Rodriguezit më 2014, prandaj klubi nga kryeqyteti spanjoll dëshiron ta festojë ardhjen e belgut me një aheng në Santiago Bernabeu.
Belgu do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Madridit të enjten në mbrëmje dhe klubi iu ka bërë thirrje anëtarëve dhe tifozëve të vet ta mbushin stadiumin për këtë ngjarje që nis në orën 19:00, transmeton Gazeta Express.
“Ejani në prezantimin e Hazardit!” është mesazhi i Real Madridit drejtuar tifozëve.
Reali dëshiron ta joshë një numër të madh tifozësh në stadium ngjashëm si në prezantimin e Cristiano Ronaldos më 2009.
Edhe pse Hazardi pritet ta bartë fanellën me numrin 7 në Real Madrid, klubi besohet se do ta prezantojë belgun me një fanellë pa numër për shkak të respektit për Marianon, zotëruesin aktual të numrit 7.
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit