Gareth Bale, futbollist i kërkuar nga Manchester United.
Gareth Bale duket se do të jetë një ëndërr e parealizuar e Jose Mourinhos dhe Manchester United.
Në fakt media britanike ka paralajmëruar trajnerin portugez dhe drejtuesit e Djajve të Kuq që prej kohësh janë vënë në ndjekje të uellsianit duke bërë të ditur vlerën në merkato të tij, 335 milionë Euro.
Bale, që ishte njeriu i ndeshjes për Realin e Madridit në finalen e Chanpions League, pas përfundimit të sfidës deklaroi se kërkon më shumë hapësira duke lënë të kuptohet se dëshiron largimin nga Los Blancos, një deklaratë që rriti shpresat e Manchester United për të tentuar sërish blerjen e kartonit të tij.
Por Djajtë e kuq në këtë pikë do të duhet të përballen edhe me konkurrencën e Bayern Mynih, transmeton “TCH”.
Por pengesa më e madhe për Manchester United e ka emrin Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, nëse do të vendosë të shesë futbollistin, do të kërkojë të përfitojë sa më shumë nga kartoni i tij.
Sipas medias britanike, shifra që do të duhet të shpenzojë skuadra e Manchester United ku përfshihet vlera e kartonit të lojtarit dhe paga e tij, do të jetë 335 milionë euro, një shifër që tremb çdokënd kështu që është e vështirë të mendohet se padronët e “Djajve të kuq” janë gati të bëjnë një çmenduri e të paguajnë këtë shifër për një futbollist të vetëm.
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...