Real Madridi e mposhti Sevillën të shtunën, por ndeshja u errësua nga reagimi i tifozëve ndaj Vinicius Junior.
Teksa po zëvendësohej në pjesën e dytë, braziliani u prit me fishkëllima të forta nga tifozët vendas në “Bernabeu”, diçka që lojtari nuk e ka përjetuar mirë.
Vinicius nuk reagoi ndaj fishkëllimave teksa po largohej nga fusha, por reagimin e bëri në rrjetet sociale.
Sipas “MD”, ai ndryshoi fotografinë e profilit në “Instagram” nga një me fanellën e Real Madridit në një me fanellën e Brazilit, ndërsa publikoi edhe disa foto nga ndeshja me një mbishkrim të thjeshtë: “…”.
Kjo situatë vjen në mes të raportimeve për tensione mes Vinicius dhe drejtuesve të Real Madridit, të cilat kanë kohë që po ziejnë për shkak të negociatave të vazhdueshme për kontratën mes dy palëve.
Megjithatë, klubi po qëndron në krah të lojtarit në këtë çështje, sipas “Diario AS”.
Real Madridi është në anën e Vinicius, ndonëse theksohet gjithashtu se zyrtarët e lartë janë të shqetësuar për situatën e tij.
Ai ka hasur vështirësi për të rikthyer formën e tij më të mirë që nga fillimi i sezonit të kaluar, dhe tensionet me tifozët vetëm sa do t’ia shtojnë vështirësitë me të cilat po përballet.
Vinicius ka qenë gjithmonë një lojtar shumë i dashur për tifozët e Real Madridit, ndaj fishkëllimat e së shtunës erdhën disi si surprizë.
Ato pasqyrojnë momentin e vështirë që ai po kalon në klub, megjithatë ai ka forcën mendore për t’u rikthyer, ashtu siç ka bërë edhe në situata të tjera në të kaluarën.
Pushimi dimëror vjen në një moment të mirë për Vinicius, i cili do të ketë pak kohë larg futbollit para se Real Madridi të rikthehet në aksion kundër Real Betisit më 4 janar.
24-vjeçari do të jetë sërish përballë tifozëve të “Bernabeut” në atë ndeshje dhe do të shpresojë për më shumë duartrokitje dhe festime.
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...