Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një mesazh për bashkim dhe afërsi mes qytetarëve pas një vizite në Vushtrri.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kujtuar vizitën e saj në Odën historike të Haxhi Feriz Zekollit, një vend që sipas saj simbolizon pajtimin dhe unitetin ndërmjet shqiptarëve ndër vite.
“Mbrëmë në Vushtrri, në Odën historike të Haxhi Feriz Zekollit – aty ku dikur shqiptarët lanë pas hasmëritë për t’u bashkuar si një, e sot po vazhdojmë të njëjtën rrugë: rrugën e bashkimit, të respektit e përkrahjes për njëri-tjetrin. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërsi mes njerëzve”, ka shkruar Osmani.
Ajo theksoi se vendi ka nevojë për më shumë solidaritet, respekt dhe mbështetje të ndërsjellë, duke e cilësuar bashkimin si rrugën më të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës./Arbresh.info
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...