SHBA njoftoi se do të vendosë sanksioneve ndaj tre individëve dhe nëntë kompanive, të dyshuara për lehtësimin e eksporteve të naftës iraniane drejt Kinës.
Sipas SHBA kompanitë e përfshira ndodhen në Hong Kong, Emiratet e Bashkuara dhe Oman.
Ky vendim erdhi pas një tjetër pakete sanksionesh të shpallura të premten kundër individëve dhe kompanive që dyshohet se kanë ndihmuar Iran në sigurimin e armëve dhe komponentëve për prodhimin e dronëve dhe raketave balistike.
Masat u ndërmorën vetëm disa ditë përpara vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Kinë, ku ai pritet të diskutojë me homologun e tij Xi Jinping mbi krizën me Iranin dhe çështjen e hapjes së Ngushticës së Hormuzit.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessant, deklaroi se administrata Trump do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Teheranit për t’i mohuar regjimit iranian dhe Gardës Revolucionare burimet financiare që përdoren për programin bërthamor, pajisjet ushtarake dhe mbështetjen e grupeve aleate në Lindjen e Mesme.
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...