Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic ka folur për shanset e skuadrës së tij për të rimarr Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi pas eliminimit të PSG-së.
‘Los Blancos’ mposhtën me rezultat të përgjithshëm 5 me 2 gjigantin francez duke siguruar për të tetën herë radhazi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Madridi ka ngritur trofeun e famshëm tri herë brenda katër viteve të kaluar, përfshirë dy herë radhazi, dhe Kovacic pranon se kampioni në fuqi ka një aferë të vërtetë dashurie me kompeticionin kryesor të UEFA-së.

“Është ndjenjë e mirë”, ka thënë Kovacic për ‘BT Sport’ pas fitores 2 me 1 në Paris. “Ishte një ndeshje e vështirë. Ata luajnë një futboll të mirë, por ne kemi luajtur mirë”
“Ata kishin topin më shumë se ne por ne ishim më agresiv. Është vështirë të na mposhtesh kur luajmë ashtu. Është e mrekullueshme se si ka ndryshuar kur ne kemi luajtur në Ligë të Kampionëve. Klubi është i lindur për të luajtur në Ligë të Kampionëve”
Real Madridi është në pozitën e dytë në kampionatin spanjoll, 15 pikë prapa liderit Barcelonës dhe tashmë të eliminuar nga Kupa e Mbretit./arbresh.info/
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...