Neymar ka shijuar një fillim fantastik në Liga 1 te Paris Saint Germaini pas transferimit rekord për 222 milionë euro nga Barcelona në muajin gusht.
Por, thashethemet me boshllëk tashmë pohojnë që braziliani do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit dhe Real Madridi do të siguroj transferimin tronditës së superyllit 25-vjeçar, transmeton portali arbresh.info.

Është raportuar në Spanjë që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tashmë ka si shënjestër kryesor transferimin e Neymarit te ‘Los Blancos’. Ai madje është i vendosur për të lansuar një ofertë prej 250 milionë euro për reprezentuesin brazilian në fund të sezonit aktual.
Kampioni aktual i Evropës ka opsione të shumta në vijën frontale, por Neymar do ta përmirësonte dukshëm çdo skuadër në botë.

‘Football Wispers’ tashmë ka krijuar një formacion se si do të dukej skuadra e Zinedine Zidanes me sulmuesin e PSG-së në Bernabeu.
Gjatë udhëheqjes së tij në Bernabeu, trajneri francez Zinedine Zidane ka preferuar kryesisht formacionin 4-3-3./arbresh.info/
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë