Real Madridi e ka vendosur si objektiv të madh të sulmit yllin e RB Leipzig, Benjamin Sesko, të cilin e shikon për afatin kalimtar të verës.
Los Blancos kanë filluar të mendojnë për përforcime të reja për sezonin e ri dhe tashmë kanë etiketuar disa emra.
Sipas mediumit El Gol Digital, Real Madridi po tregon interes për sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko.
Raporti sugjeron se Los Blancos po planifikojnë të zhvendosshin Kylian Mbappen në krah dhe të nënshkruajnë një sulmues për të plotësuar rolin qendror.
Gjithashtu është vënë re se Arsenali po monitoron Seskon, duke shtuar një tjetër pretendent për nënshkrimin e tij në tregun e transferimeve.
Ndryshe, Sesko ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar tri asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat për RB Leipzig këtë sezon. /Telegrafi/
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait