Real Madrid ka treguar performancë të jashtëzakonshme duke e mundur 0-5 Viktoria Plzen në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Skuadra që tani drejtohet nga Santiago Solari, nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj vendasve çek të Viktoria Plzen në ndeshjen e xhiros së katër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Punën e fituesit Real Madrid në këtë ndeshje e zgjidhi në pjesën e parë, ku shënoi katër gola.
Karim Benzema me dy gola dhe Casemiro me Bale me nga një gol, bën që Real Madrid të ketë epërsi prej 0-4 pas pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Reali arriti të shënonte edhe një herë, tani përmes Toni Kroos, që vulosi rezultatin përfundimtar prej 0-5
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...