Shpresat e Real Madrid-it për të transferuar mesfushorin Fabian Ruiz, janë vështirësuar nga Napoli, të cilët nuk duan ta humbin lojtarin.
Sipas Mundo Deportivo, klubi italian ka refuzuar ta lejojë spanjollin të largohet, vlera e të cilit është 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
24-vjeçari është i lidhur me rikthimin në Spanjë, por klubi momental nuk pranon të nis negociatat.
Qendërmesfushori këtë sezon ka bërë 32 paraqitje dhe përformancat e tij ka bërë të fitojë vëmendjen e dy gjigantëve më të mëdhenj spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.

Barcelona është në dijeni që lojtarët si Ivan Rakitic, Arturo Vidal dhe Sergio Busquets do largohen, andaj e duan Ruiz si zëvendësues.
Ndërsa, “Los Blancos” preferojnë të bëjnë përforcime në mesfushë dhe në listën e tyre ndodhet Ruiz se bashku me Eduardo Camavinga dhe Paul Pogba.
Sidoqoftë, momentalisht mesfushori do mbetet në Itali sepse Napoli ka refuzuar çdo mundësi që të nisin negociatat me ndonjë skuadër./arbresh.info.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...