Real Madrid është duke u munduar ta transferojë mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz gjatë verës.
Sipas raportimeve të fundit nga Diario AS, Reali ka dërguar agjentët për të parë Ruiz në ndeshjen kundër Brescia javën e kaluar, ndeshje në të cilën lojtari realizoi gol të bukur, transmeton portali arbresh.info.
“Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro për spanjollin, i cili është objektiv edhe i rivalit, Barcelona.

Por, Presidenti i “Napolitanëve”, Aurelio de Laurentiis para disa ditëve ka thënë se nuk do ta shesë Ruiz nëse nuk paguhet vlera prej 180 milionë euro.
Nga ana tjetër, raportimet nga Mundo Deportivo thonë se Barcelona ka për synim përforcimin e mesfushës pasi e ardhmja e mesfushorëve, Rakitic, Vidal dhe Busquets nuk është e sigurt, andaj është duke u munduar të sjellë spanjollin në “Camp Nou”.
Ruiz këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tri asistime në Seria A./arbresh.info.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...