Real Madrid veç njihet për transferimin e brazilianëve në skuadër, këtë herë ka shënjestruar sulmuesin e Ajaxit që po kalon një sezon fantastik deri tani.
Bëhet fjalë për brazilianin Antony i cili po shkëlqen këtë sezon me holandezët.
Ai deri tani ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 12 ndeshje, duke marrë parasysh dhe lojën që ai zhvillon ka bërë ekipin e “Los Blancos” të mahnitet dhe të interesohet për transferimin e tij.
Real Madrid pritet të bëj disa largime gjatë afatit kalimtar të janarit dhe me paratë e fituara nga daljet të transferoj 21-vjeçarin.
Shumë ekipe janë vënë pas yllit të Ajaxit duke përfshirë edhe Barcelonën, megjithatë madrilienët nuk dëshirojnë të humbasin kohë.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Real Madrid është gati të ofrojë 40 milionë euro për sulmuesin./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen